Lajme flash

Foto+Emrat/ Këta janë 4 serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të autorëve në sulmin e Banjskës

6 Prill 2025, 19:56 / KOSOVA ALFA PRESS

Foto+Emrat/ Këta janë 4 serbët e arrestuar të kamufluar si

Katër shtetas serbë “pelegrinë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

"Tëvë1" ka publikuar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.

Branko Rakic, me vendbanim në Mitrovicë te Veriut;

Nemanja Vamokiç, toger i policisë me vendbanim në Novi Sad;

Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd;

Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut.

Atyre sipas dokumenteve u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi i kryesuar nga Milan Radoiçiq.

Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Aty thuhet se arrestimi i këtyre “pelegrinëve” dhe sulmet në veri kërkon rritje të vigjilencës së institucioneve.

“Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje.

Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarave u është gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Po ndodh...