Lajme flash

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja mënyrat si të votoni në fletën voluminoze dhe vota juaj të quhet e vlefshme

15 Prill 2025, 23:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja mënyrat si të votoni në fletën

Për të gjithë ju që keni paqartësi sa i takon mënyrë si duhet të votoni më 11 Maj, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i shpjegoi në detaje të gjithë hapat sonte në studion e “Opinion” në TV Klan. Fleta e votimit është tejet voluminoze, kështu që mund të krijohet konfuzion.

Ja cilat janë mënyrat si duhet të votoni dhe që duhet të keni parasysh:

Kujdes! Edhe nëse vini dy kryqe, fleta e votimit është përsëri e vlefshme.

“Do duhet të zgjedhë, o partinë o kandidatin! Nëse voton vetëm kandidatin, vota i shkon edhe partisë”, theksoi Celibashi.

• Renditja e kandidatëve për deputet bëhet në bazë të votave më pas, për marrjen e mandateve. Megjithatë respektohet rregulli që kandidati i tretë në çdo listë duhet të jetë grua.

 

 

Po ndodh...