Gazetari serb mohoi rënien e heroit Afrim Bunjaku! Sindikata e Policisë: Deklarata e tij, fyerje tepër e rëndë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të vazhdueshëm për mënyrën se si mediat dhe opinioni publik trajtojnë çështjet që përfshijnë pjesëtarët e këtij institucioni, veçanërisht në raste tragjike apo situata që janë ende në proces hetimor.
Në reagimin e saj, Sindikata ka veçuar rastin e Rreshterit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në veri të Kosovës.
Deklarata e fundit e gazetarit Branislav Krstiç në një medium vendor, ku ai mohon rënien e Bunjakut, është cilësuar nga Sindikata si thellësisht fyese dhe si një shpërfillje e madhe ndaj sakrificës së tij dhe kujtimit të tij si hero.
Po ashtu, Sindikata ka përmendur rastin e rreshterit Muhamet Lika, i cili u vra gjatë ushtrimit të detyrës, duke kritikuar përpjekjet për ta lidhur vrasjen e tij me teori konspirative.
Sipas tyre, kjo paraqet një tentativë të papranueshme për të devijuar drejtësinë dhe për të cenuar figurën e tij, si dhe reputacionin e Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e çdo zyrtari policor dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me ato media që punojnë me etikë profesionale dhe paanshmëri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

