Grabiti 2500 euro e sende me vlerë në banesën e ministres shqiptare, arrestohet një 33-vjeçare si autore e dyshuar

Policia e Kosovës ka vendosur në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së banesës së ministres së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ishte vetë ministrja që bëri denoncimin në polici, ndërsa më pas u arrestua shtetasja me iniciale N.K.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.
Raportohet se në banesën e ministres Hajdari u grabitën 2.500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
