Haradinaj pas sanksioneve ndaj Kosovës: Albin Kurti të japë dorëheqje

30 Maj 2023, 18:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Haradinaj pas sanksioneve ndaj Kosovës: Albin Kurti të japë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për përmbysje të të gjitha të arriturave të Kosovës.

Lidhur me përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, Haradinaj ka thënë se kjo përbën “alarm për sigurinë tonë nacionale”.

“Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke thënë se ka rrëzuar miqësitë dhe aleancat e krijuara ndër vite.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t'i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.”

Haradinaj pas sanksioneve ndaj Kosovës: Albin Kurti të japë

 

Po ndodh...