
I dërguari i BE-së vizitë zyrtare sot në Kosovë/ Priten takimet me Osmanin, Kurtin dhe Bislimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, pritet të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare. Mësohet se gjatë qëndrimit të tij, Sorensen do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të Kosovës presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me presidenten Osmani pritet të nisë në orën 09:45, ndërsa ai me kryeministrin Kurti në orën 10:30. Pas takimi Kurtin, Sorensen do të pritet në takim edhe nga zv.kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Vizita e Sorensen vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën dhe për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, ku në fokus të diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, sfidat e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani dhe perspektiva e integrimeve evropiane për Kosovën. Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që nga emërimi si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128