Përdhunimi i 11-vjeçares, merret vendimi për katër të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënimin për çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, në rastin e pdhunimit të 11-vjeçares. Bëhet me diej se E.R., është dënuar me 14 ndërsa tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vite burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Gjithashtu në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.
“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Po ashtu i mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Ndërsa në njoftim thuhet se pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko civil. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



