Sulmi në Veri, zëdhënësi i DASH: Nuk është e verifikuar nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën
2 Tetor 2023, 21:16 / KOSOVA

Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.
Të hënën më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës./REL/
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



