
INDEP: Rreth 70% e të rinjve kanë menduar të lënë Kosovën

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP) kanë prezantuar hulumtimin etnografik “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”.
Në këtë hulumtim janë përfshirë të rinjtë prej moshës 15-29 vjeçare të komunave te lartëcekura, të cilët nuk janë në shkollë e as në marrëdhënie pune.
Sipas të dhënave nga hulumtimi, rreth 70 për qind e të rinjve kanë menduar te largohen nga Kosova dhe për të kërkuar punë jashtë vendit.
36.7% e individëve e konsiderojnë rregullisht emigracionin për mundësi punësimi, duke treguar një dëshirë të fortë ose nevojë të perceptuar për të gjetur punë jashtë vendit të tyre.
Gjithashtu, 35.0% e tjerë mendojnë herë pas here këtë lëvizje, e cila mund të sugjerojë një plan kontingjent në varësi të perspektivës së punësimit të tyre në familje.
Ndërkohë, 28.3% nuk e konsiderojnë fare largimin, potencialisht për shkak të lidhjeve më të forta me atdheun e tyre ose besimit më të madh në mundësitë lokale.
“Qeveria duhet të përmirësojë shërbimet formale të punësimit dhe portalet e punës në internet, duke i përshtatur ato sipas modeleve të përdorimit të NEET. Një fushatë informuese, e bazuar nga hulumtimet në terren, duhet të nisë për të promovuar këto shërbime në mesin e NEET”, thuhet në raportin e INDEP./Monitor
-
Hiqet flamuri serb nga Kalaja e Zveçanit, çfarë thotë policia
23 Shkurt, 16:23 -
Parlamenti gjerman miraton projektligjin për legalizimin e kanabisit
23 Shkurt, 16:16

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128