Japonia dëbon konsullin rus dhe e shpall “non grata”

4 Tetor 2022, 15:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Japonia hakmerret ndaj Rusisë pasi dëboi një konsull Japonez muajin e kaluar. Japonia ka urdhëruar një konsull rus në Sapporo të largohet nga vendi deri më 10 tetor në shenjë hakmarrjeje, tha ministria e Jashtme.

Vendimi i Japonisë vjen pasi agjencia ruse e sigurisë FSB deklaroi në shtator se kishte arrestuar konsullin japonez të dyshuar për spiunazh, duke e urdhëruar të largohej nga vendi.

Zëvendësministri i Jashtëm, Takeo Mori thirri ambasadorin rus, Mikhail Galuzin, dhe e informoi për vendimin e Japonisë, raporton Reuters.

Japonia e shpalli konsullin rus në Sapporo person “non grata” dhe kërkoi që të largohej nga Japonia brenda gjashtë ditëve.

 

Po ndodh...

ide