Këngëtari legjendar i 'U2' performon në një metro në Kiev: Ukrainasit po luftojnë për të gjithë ne që e duam lirinë!
8 Maj 2022, 15:17 / KOSOVA

Këngëtari i "U2", Bono ka shtuar zërin e tij për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, duke performuar një set akustik në një sallë të metrosë së Kievit së bashku me shokun e grupit The Edge.
"Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, ju po luftoni për të gjithë ne që e duam lirinë", tha ylli irlandez i rokut gjatë një pushimi, siç citohet nga agjencia e lajmeve AFP.
Një audiencë e vogël në Stacionin Kreshchatik dëgjoi klasikët e "U2"- "Sunday Bloody Sunday", "Desire" dhe "With Or Without You".
Bonos iu bashkua një këngëtar ukrainas me uniformë ushtarake, Taras Topolia i grupit Antytila, për të kënduar standardin e vjetër të "Stand By Me", por duke i ndryshuar fjalët në Stand By Ukraine.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



