Kërcënimet për sulme nga Serbia, SHBA dërgon batalion shtesë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Kosovë një batalion të Gardës së Iowas.
Bëhet me dije se ky mision është në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
“Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje për forcat e SHBA-së, koalicionit dhe për forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar “communityneëspapergroup”.
Aty thuhet se misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore.
Ceremonia e dërgimit të komunitetit do të mbahet të premten në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë
Në fillim të viti pritet që Gjermania të dergojë trupa shtesë në Kosovë ndërsa më herët ka dërguar edhe Britania e Madhe. 1000 trupa shtesë janë dërguar në Kosovë pas ngjarjeve të fundit ku u vra nje polic i Kosovës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

