Koloneli i Putinit gjendet i pajetë në zyrën e tij, Kremlini: Vrau veten me 5 plumba

Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë.
Ky është një person i afërt me Vladimir Putin, një komandant që kishte një rol kryesor në betejë.
Dhe bëhet fjalë për 44-vjeçari kolonel Vadim Bojko i cili është gjetur i vdekur nga plagët e marra nga armë zjarri.
Koloneli ishte i përfshirë në operacionin e rekrutimit në shkallë të gjerë në Rusi.
Ai ishte një zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë Detare Makarov në Vladivostok.
Sipas raportimeve, burri ka shkuar në punë, ka hyrë në zyrën e tij, por më pas janë dëgjuar pesë të shtëna,
Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi në vendngjarje kur gjeti trupin e Bojkos.
Asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, por Kremlini pretendon se ai u qëllua pesë herë në gjoks .
Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba, megjithatë, mbetet mister sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



