Konflikt pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të lënduar

7 Shkurt 2026, 23:24 / KOSOVA ALFA PRESS

Konflikt pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të

Pasditen e sotme, një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku pesë persona u rrahën mes vete pas një aksidenti trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor", deklaroi ai.

“Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut", shtoi Pllana.

Po ndodh...

ide