Zgjedhjet brenda PD, Armando Rabi shpall kandidaturën për kryetar të degës Gjirokastër.

Sipas Statutit të Partisë Demokratike, kjo forcë politike do të mbajë zgjedhjet brenda saj për forumet dhe drejtuesit nga baza në qendër, brenda muajit Prill të këtij viti.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja është drejtuar se kush do të jetë sfiduesi i Sali Berishës për kryetar të PD, ka nisur edhe shpallja e kandidaturave për kryetar degësh në rrethe. Kështu një nga demokratët më aktiv në degën e Gjirokastrës, Armando Rabi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social, Facebook, ka shpallur i pari ambicien për të garuar për kryetar të kësaj dege.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë të Gjirokastrës, miq dhe kolegë demokratë,
Sot, me përgjegjësi të plotë dhe krenari, dëshiroj të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Gjirokastër.
Ky nuk është thjesht një vendim politik, por një rrjedhë natyrale e një angazhimi mbi 14-vjeçar si anëtar i familjes sonë politike.
Gjatë këtyre viteve, në opozitë e në sfida, kam qëndruar krah jush si demokrat, por edhe si gazetar, duke u bërë zëri i shqetësimeve tuaja çdo ditë.
Vij nga një familje me rrënjë të forta demokratike e patriotike, ku për 35 vite kemi besuar te liria dhe drejtësia.
Për mua, Partia Demokratike nuk është thjesht një sigël, por shtëpia ku jam rritur dhe ku kam mësuar se forca jonë qëndron te bashkimi, te respekti për kontribuuesit dhe te hapja ndaj mendimit ndryshe.
Jam gati të marr këtë përgjegjësi për të ringritur degën tonë, duke besuar te meritokracia dhe te energjia e çdo demokrati, nga qyteti në fshatin më të largët.
Dua që PD Gjirokastër të jetë një shtëpi e hapur për të gjithë, ku zëri i secilit dëgjohet dhe ku dinjiteti i çdo anëtari respektohet.
Ju kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku, me kurajo dhe me sytë nga e ardhmja.
Me respekt dhe mirënjohje,
Armando Rabi
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128