Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

18 Shtator 2023, 19:30 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nga sot kanë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka nënshkruar marrëveshjen që mundëson themelimin e pikave të përbashkëta Han i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë”.

Sveçla ka shkruar se marrëveshja ka për qëllim thjeshtësimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128