Kosovë, 22-vjeçarja plagos me armë zjarri Vali Corleonen

11 Gusht 2022, 12:43 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë, 22-vjeçarja plagos me armë zjarri Vali Corleonen

Një vajzë është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë për vrasje në tentativë.

Mësohet se i plagosuri është Princ Valentino Corleone, i njohur shkurt me emrin Vali Corleone. 

Policia e rajonit të Gjilanit njoftoi përmes një komunikate se në orët e hershme të së enjtes nga Qendra Emergjente Rajonale është informuar se ishte sjellë një person i lënduar nga arma e zjarrit.

"Në orët e para të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut, P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuara në lidhje me rastin është një vajzë 22-vjeçare e cila sipas policisë dyshohet se e ka shkrepur armën.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

“Një armë Pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë”, tha policia.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ngrihet kallëzim penal për “Vrasje në tentativë”.

 

Po ndodh...