KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pasi të njëjtat nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.
Vendimi është marrë të mërkurën më 27 dhjetor në mbledhjen e KQZ-së ku u bë e ditur se të dy partitë kanë nga 45 ditë afat shtesë për të kryer obligimet ligjore, shkruan REL.
Sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë nëse partitë nuk përmbushin obligimet e tyre ligjore edhe pas afatit shtesë prej 45 ditësh.
Vendimi për pezullim, sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj është “qasje shantazhuese dhe e dëmshme për organizimin politik”.
Ai tha se Kuvendi i PSD-së pritet të mbahet më 28 janar dhe sipas tij për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Vendimi i KQZ-së vjen pas rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP).
Sipas KQZ-së, afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Partinë Socialdemokrate ka qenë më 15 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023.
Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë përcakton që të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.
-
Të shtëna me armë zjarri në Tetovë, raportohet për tre viktima
27 Dhjetor, 16:31 -
-
Rusia kërcënon Finlandën dhe Norvegjinë me armë të reja
27 Dhjetor, 16:09 -
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore
27 Dhjetor, 16:04
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




