Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për forumin ekonomik

Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet jomiqësore”, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Petersburg.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur ndër vite këtë forum për të tërhequr investime globale në Rusi.
“Këtë herë është marrë vendim që të mos akreditojmë publikues të shteteve jomiqësore”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve TASS, duke shtuar se: “Interesimi për forum është gjithmonë i madh, të gjithë gazetarët tjerë do të jenë të pranishëm”.
“Shtete jomiqësore”, është definicion i përdorur nga Moska për t’i përshkruar ato vende që e kanë sanksionuar për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.
Kremlini e ka përsëritur disa herë se Evropës nuk do t’ia “mbyllë” dritaren – të cilën Petri i Madh i Rusisë ka tentuar ta hapë 300 vjet më parë – pavarësisht sanksioneve të periudhës së fundit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, raporton REL.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


