Kurti priti ambasadorin shqiptar, Malaj: Me Shqipërinë? Kam marrëdhënie vëllazërore!
Kryeministri Albin Kurti, ka takuar këtë të martë ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Kurti e ka përgëzuar Malajn për detyrën e tij te re, duke theksuar marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve.
Temë e bisedës mes tyre ka qenë rajoni i Ballkanit Perëndimor, “ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së”.
“Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”, thuhet në njoftimin përkatës.
Ndërsa Malaj nga ana e tij ka shprehur përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128