
Largohet pllaka me flamurin e Serbisë te Kroi i Vitakut në Mitrovicë

Rreth orës 10 të ditës së sotme, në qytetin e Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Klan Kosova, rreth këtij veprimi.
“Sot Policia ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut, derisa në vizitë ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billboradi që kishte qëndruar aty në afërsi”, tha për Klankosova.tv, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.
Në fakt ky billbord ka qëndruar në këtë kodër tash e sa vite, përderisa është i dyti që hiqet nga organet e rendit.
Javën që shkoi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, më saktësisht në dalje të Zveçanit, u largua billboardi që mbante fotografitë mes tjerash të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Hapen bastet online, ulet mosha e pjesëmarrësve në 18-vjeç
1 Shkurt, 15:18 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128