“Marrëveshja pa firmë, përgjegjësi e Vuçiç”/ Eurodeputeti deklaratë ‘bombë’: Duhet presion...

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë Rome Franz, eurodeputet.
Së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu në studio, eurodeputeti Franz kanë diskutuar për marrëveshjen pa firmë e 18 marsit në Ohër mes Vuçiç dhe Kurti.
Në fjalën e tij eurodeputeti është shprehur se nga ajo marrëveshje pa firmë, u nxorr mësimi se Kurti është i besueshëm si partner i BE, teksa nga ana tjetër Vuçiç nuk ka treguar vullnet të mirë për bashkëpunim.
“Nuk do ta quaj sukses të vërtetë sepse nuk ka një nënshkrim dhe kjo prej zotit Vuçiç. Kjo gjë për mua përbën një problem, si pasojë më duhet të them se kjo është përgjegjësia e tij. BE duhet t’i ketë parasysh pasojat në këtë proces, ne duhet të bëjmë presion politik dhe ekonomik ndryshe nuk do të kemi sukses. Nga ana tjetër Kurti ka treguar se është i besueshëm sepse ishte i gatshëm për të hedhur firmë.
Ne nuk kemi më kohë dhe nuk e dimë se cilat do të jenë hapat e radhës. Vuçiç duhet të tregoj besueshmëri. “- tha eurodeputeti Franz.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
