Mbi 685 mijë emigrantë planifikojnë të nisen nga Libia drejtë Italisë, një anije ka humbur kontaktet në det

12 Mars 2023, 13:14 / KOSOVA ALFA PRESS

Mbi 685 mijë emigrantë planifikojnë të nisen nga Libia

Vijon fenomeni i emigrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Mediat italiane raportojnë se një tjetër alarm është ngritur nga qeveria, ku njoftohet se mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia po planifikojnë të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Ky alarm është dhënë në Itali në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë. Në të gjithë vitin 2022, mbërritjet kishin qenë 104 mijë kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia, ndërsa tani fluksi është 7 herë më i madh.

Kjo është arsyeja pse tema ka marrë karakterin e plotë të një emergjence. Ndërkohë, një telefonatë ka alarmuar autoritetet italiane ku thuhej se një varkë me 47 persona nga Libia ka humbur kontaktet me rojet bregdetare. 

"Kemi humbur kontaktet me 47 personat dhe jemi shumë të shqetësuar! Roja bregdetare libiane na tha se autoritetet italiane do të koordinonin shpëtimin, por nuk po japin asnjë informacion. Njerëzit duhet të shpëtohen dhe të sillen në siguri në Evropa tani”, kështu dekaroi Alarm Phone, një OJQ e krijuar nga një rrjet aktivistësh për të alarmuar shpëtimin në det.

Në muajin shkurt, një tragjedi u shënua në bregdetin italiane, konkretisht në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë. Shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia.