Ministria e Brendshme serbe: Arrestohet një shqiptar i Kosovës për krime lufte

Autoritetet serbe njoftojnë se kanë arrestuar një kosovar në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditën e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe theksoi se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiq, sipas komunikatës.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e raportuar të shtetasit kosovar.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.
Ai u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj, shkruan REL.
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës./REL
-
FOTO/ Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Ligës së Kampioneve
1 Qershor, 22:31 -
Ndërron jetë vjehrra e ish-presidentit amerikan Barack Obama
1 Qershor, 22:28 -
Izraeli e cilëson armëpushimin në Gazë të pamundur
1 Qershor, 22:15 -
FOTO/ Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Ligës së Kampioneve
1 Qershor, 22:31 -
Ndërron jetë vjehrra e ish-presidentit amerikan Barack Obama
1 Qershor, 22:28 -
Izraeli e cilëson armëpushimin në Gazë të pamundur
1 Qershor, 22:15
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



