Ministrja e Jashtme e Kosovës: Reagimi i Borrell i turpshëm, asnjë fjalë për terroristët

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se deklarata përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për situatën në veri ishte “turp”.
Gërvalla thotë se në reagimin e Borrel nuk pati asnjë mesazh në mbështetje të policisë së Kosovës e as kundër terroristëve,
“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?-ka shkruar Gërvalla.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha më herët se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ai në “X”.=
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
