
Momente dramatike kur boksierit britanik i grabisin orën me diamante në Londër

Janë publikuar së fundmi gjatë gjyqit të çështjes pamje nga momentet dramatike kur boksierit të njohur britanik Amir Khan i grabisin me armë orën e dorës me vlerë 72,000 paundë.
Sportisti 36 vjeçar tha se kishte mbetur i tmeruar kur burri i maskuar vrapoi drejt tij me armë dhe i kërkoi “të heqë orën”.
Khan ishte për darkë me gruan e tij Faryal, 31 vjece, dhe mikun e tyre Omar Khalid në një restorant në Leyton, në lindje të Londrës, ku ndodhi grabitja. Ahmed Bana, Nurul Amin e Ismail Mohammed, të tre 25 vjeçarë, mohojnë bashkëpunimin në grabitje, kurse 21 vjeçari Dante Campbell, pranoi se ishte grabitësi i armatosur.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë boksierin që del nga restoranti dhe më pas kalon rrugën për të shkuar te makina e tij që drejtohej nga Omar kur dy sulmues dalin nga një Mercedes sportiv.
Më pas një person me kapuç vrapon drejt Khan dhe ngre krahun duke i drejtuar pistoletën, teksa boksieri heq orën dhe ia jep.

Bashkim, por me kë, për çfarë?!
ide

Ja pse leku po shpartallon euron

Lufta e SPAK kundër korrupsionit njeh kulme të reja!

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128