Ndahet nga jeta presidenti i Këshillit të Shtetit të Italisë

25 Dhjetor 2022, 12:34 / KOSOVA ALFA PRESS

Ndahet nga jeta presidenti i Këshillit të Shtetit të Italisë

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare Franco Frattini, president i Këshillit të Shtetit të Italisë dhe ish-ministër i Jashtëm.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.

Franco Frattini ka qenë deputet në Itali në periudhën 1996-2004 dhe 2008-2013. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë Berlusconi 2 (2002-2004) dhe Berlusconi 4 (2004-2008).

Që prej 14 Janarit të kaluar, Frattini ishte president i Këshillit të Shtetit. 

Frattini njihet në Shqipëri si një prej politikanëve italianë më mbështetes për Shqipërinë dhe shqiptarët si drejtues i diplomacisë në vendin fqinj por edhe në postet që ka mbajtur në Bashkimin Evropian. 4 vite më parë ai është nderuar nga Presidenti i atëhershëm Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky vlerësim i jepet në mënyrë të veçantë për mbështetjen në procesin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në Evropë. Franco Frattini është nderuar po ashtu nga kryebashkiaku Erion Veliaj me titulli qytetar nderi në 2018. Frattini gjatë vizitës veçoi se transformimin e madh që ka pësuar Tirana.

Frattini ka luajtur rol vendimtar si Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Drejtësinë, Liritë dhe Sigurinë, që ideoi dhe nisi zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave për Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që si ministër i Jashtëm i Italisë, ka qenë protagonist kryesor në mbështetjen e zbatimit të plotë dhe përfundimtar të këtij procesi.



Po ndodh...

ide