Në drejtim të kundërt! Gjysmë milioni ukrainas janë rikthyer në atdhe që nga pushtimi rus

29 Mars 2022, 08:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Në drejtim të kundërt! Gjysmë milioni ukrainas janë

Që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës, më shumë se 510,000 qytetarë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre. Më shumë se tre të katërtat e tyre janë meshkuj.
Kjo është sipas Andriy Demchenko, një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare, raporton Ukrinform.

"Në total, më shumë se 510,000 qytetarë ukrainas kanë hyrë që nga 24 shkurti. Shumica e tyre, rreth 75-80%, janë burra", tha zëdhënësi.

Është raportuar se nga 24 shkurti deri më 24 mars, një total prej afro 3.2 milionë njerëz kaluan kufirin ukrainas në të dy drejtimet.

 

 

Po ndodh...