Në Krime nxjerrin pacientët nga spitalet dhe u japin përparësi ushtarëve rusë të plagosur

29 Maj 2022, 08:29 / KOSOVA ALFA PRESS

Në Krime nxjerrin pacientët nga spitalet dhe u japin

Në Krimenë e pushtuar, spitalet u urdhëruan t'u jepnin përparësi ushtarëve rusë të plagosur mbi pacientët civilë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Për shkak të viktimave masive nga ana e forcave armike, autoritetet okupuese në Krime urdhëruan të largonin pacientët civilë nga spitalet lokale për të liruar shtretërit për ushtarët e plagosur. Gjaku i dhuruesve po grumbullohet intensivisht, thuhet në raport.

Ndërkohë, pala ukrainase vuri në dukje stërvitjet e vazhdueshme të gatishmërisë luftarake në forcat e reagimit bjellorus. “Ekziston ende një kërcënim për sulme raketore dhe ajrore nga territori i Republikës së Bjellorusisë mbi objektet e infrastrukturës ukrainase”, thuhet në deklaratë.

 

Po ndodh...