Një dimër i “tmerrshëm” na pret? Qeveritë europiane gati masat për krizën energjitike

Pas paralajmërimit për një dimra të tmerrshëm për Europën prej rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë, qeveritë e kontinentit po bëjnë gati plane radikale për përballimin e situatës.
Prej 1 Shtatorit, Gjermania nis aplikimin e masave të ashpra të kursimit të energjisë. Nuk do të lejohet ngrohje me temperaturë më të lartë se 19 gradë në ndërtesat publike. Atje ku kryet punë fizike i ngrohti kufizohet në 12 gradë. Korridoret e ndërtesave, hollet, etj. mbeten pa ngrohje.
Në të gjitha vendet e unionit, fasadat e ndërtesave publike do të shuhen pas orës 22:00. Në Francë, pasi presidenti francez Emanuel Makron shpalli fundin e epokës së bollëkut, ekranet e reklamave do të shuhen nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Aktivitetet tregtare duhet t’i mbajnë të mbyllura dyert nëse ngrohen me kondicionerë, për të kursyer energji. I njëjti model edhe në Spanjë, ku kondicionerët në ambientet publike nuk mund të freskojnë më shumë se 27 gradë Celsius.
Në Itali dhe Britaninë e Madhe, dyqanet, pabet e të tjera biznese kërkojnë përkrahje financiare nga shteti për të mbijetuar.
E teksa qeveritë përgatiten për hartimin e paketave të mbështetjes përballë dëmeve që përllogariten në miliarda Euro, ministrat europianë të energjisë do të mblidhen më 9 Shtator në Bruksel për të diskutuar vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe gazin që ditët e fundit është gati 10-fishuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
