"Ohri" dështim apo rruga drejt njohjes, Burjani: Situata në Kosovë e tensionuar, opozita dhe populli të pakënaqur

23 Mars 2023, 20:42 / KOSOVA ALFA PRESS

"Ohri" dështim apo rruga drejt njohjes, Burjani: Situata në

Marrëveshja në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë duket se nuk është pritur aspak mirë nga klasa politike në Kosovë e nga qytetarë të saj.

Analisti dhe eksperti zgjedhor Blerim Burjani në një intervistë për Ora News deklaroi se gjendja në Kosovë është e tensionuar, ka shumë të pakënaqur ndërsa janë paralajmëruar dhe dy protesta për të.

Kjo pasi sipas tij, marrëveshja e arritur në Ohër është më tepër për paqen në rajon e për Serbinë sesa për Kosovën vetë.

"Gjendja në Kosovë është pak e tensionuar, pasi edhe opozita e ka ngrit zërin pas marrëveshjes së fundit të Ohrit.

Unë mendoj se kjo marrëveshje është më tepër për të siguruar paqen në rajon sesa për Kosovën dhe Serbinë, si marrëveshje duket e përkohshme. Në Kosovë sa vjen dhe po tensionohet më tepër situata. Ka shumë të pakënaqur në Kosovë, jo vetëm opozita por shpresojmë që nuk do të ketë dhe çcështje të tjera në vazhdim. Janë paralajmëruar dy protesta por nuk dihet si do të shkojë.

Kjo marrëveshje është bërë për Serbinë jo për Kosovën, prandaj ka shumë dilema në Kosovë, dilema të nëjta ndaj dhe unë, pasi nuk ka një zgjidhje finale siç pritej.

Situata  po merr përmasa dramatike. Shpresoj të ketë njëfarë frenimi dhe opozita të jetë më e qetë, por ti nuk mund të ndalësh gjithë popullin," tha ai.

 

Po ndodh...

ide