Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

16 Nëntor 2025, 22:48 / KOSOVA ALFA PRESS

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të diel, datë 16 nëntor 2025, në fshatin Sharban të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klan Kosovën se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30. Ai bëri me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në terren dhe sipas informacionit fillestar, një person është plagosur”, deklaroi Pllana.

Burime të televizionit raportojnë se i plagosuri është një 22-vjeçar që shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, edhe personi që dyshohet se ka qëlluar me armë është pjesëtar i FSK-së.

Të dy të përfshirët në ngjarje mësohet se kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin e incidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.

 

Po ndodh...