Po bënte selfie në ballkon, 15-vjeçarja bie nga 12 metra lartësi dhe humb jetën
2 Nëntor 2022, 13:31 / KOSOVA

Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi u rrëzua nga 12 metra lartësi në Turqi, teksa po bënte një foto.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Ortaca, të provincës Mugla, ndërsa raportohet se adoleshentja ishte duke bërë fotografi në ballkonin e banesës së saj, kur telefoni i ka rënë nga dora. Në përpjekje për ta kapur ajo ka humbur ekuilibrin, duke u rrëzuar në tokë.
Kamerat e sigurisë kapën momentin e tmerrshëm, ndërsa e mitura u përplas fillimisht me një burrë që po kalonte rrugën dhe më pas, ka rënë në asfalt.
Vajza u identifikua si Melike Gun Kanavuzlar, ndërsa menjëherë pas ngjarjes u lajmërua ambulanca. 15-vjeçarja u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


