Po udhëtonte për Itali/ Ish-ushtari i UÇK-së arrestohet sapo hyn në kufirin serb (EMRI)

5 Janar 2024, 19:57 / KOSOVA ALFA PRESS

Po udhëtonte për Itali/ Ish-ushtari i UÇK-së arrestohet

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar sot nga autoritetet serbe në Merdare kur po kalonte kufirin për të shkuar më pas drejt Italisë.

Lajmin e bëri me dije avokati Xhevdet Smakiçi, i cili nëpërmjet një shkrimi në facebook, shprehet se është autorizuar nga familja Dakaj për të mbrojtur të drejtat ligjore të ish-ushtarit të UÇK-së. Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre Hasan Dakaj, i lindur më 10.08.1980 nga Prizreni, i cili veç se ka qenë veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdare rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë. Si avokat i familjes Dakaj, i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim. Stop persekutimit të shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbisë, e cila po shkel lirinë fundamentale të lëvizjes së lirë me fokus ish-pjesëtarëve të UÇK-së”– shprehet ai.

 

 

 

Po ndodh...

ide