
Policia e Kosovës zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve

Një laborator që prodhonte dokumente të falsifikuara është zbuluar nga policia e Kosovës këtë të martë në një banesë në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, autoritetet policore të Kosovës bënë me dije se kanë arritur ta zbulojë shtëpinë pasi më 24 janar, kishin ndaluar një automjet në të cilin u gjetën dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme të botës.
Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Policia ka thënë se në objektin e zbuluar ka arritur të sekuestrojë makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.
Është bërë e ditur se Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si falsifikim i dokumenteve dhe krim i organizuar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128