Presidenti i Meksikës kritikon shpenzimet ‘joracionale’ të SHBA-së për Ukrainën
Shpenzimet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën janë “irracionale”, ka thënë presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, teksa i kërkoi Uashingtonit të kushtojë më shumë burime për të ndihmuar vendet e Amerikës Latine.
Presidenti i krahut të majtë i ka kërkuar prej kohësh SHBA-ve që të ndajnë më shumë fonde për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, në mënyrë që të lehtësojë presionet migratore.
“Unë po shikoja se si tani ata nuk po autorizojnë ndihmën për luftën në Ukrainë,” tha ai.
“Por sa kanë paketa kanë dërguar ata për luftën në Ukrainë? 30-50 miliardë dollarë për luftën. Cila është gjëja më irracionale që mund të keni bërë. Është e dëmshme.”
Lopez Obrador ka kërkuar të mbajë Meksikën neutrale në luftë dhe ka kritikuar ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin dhe ka propozuar bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit, megjithëse qeveria e tij ka mbështetur disa rezoluta kryesore të OKB-së që kritikojnë rolin e Rusisë në konflikt.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128