Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë, reagon Presidenca: Deri tani, asnjë reagim nga prokuroria speciale

23 Maj 2025, 22:56 / KOSOVA ALFA PRESS

Presidentja Vjosa Osmani u kërcënua me jetë,  reagon Presidenca:

Ka kaluar afro një javë prej ditës kur presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani u kërcënua me jetë përmes një mesazhi në adresën elektronike zyrtare të Presidencës, por deri tani Prokuroria Speciale nuk është marrë me këtë çështje, thotë institucioni i Presidencës në Prishtinë.

dhe hapjes së rastit nga Policia, Prokuroria Speciale ende nuk e ka ngarkuar asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj presidentes Osmani.

Këshilltari për media i presidencës Osmani, Bekim Kupina, thotë se është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase  ka të bëjë me kërcënime ndaj kreut të shtetit.

“Deri tash ka pasur dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin”, ka thënë Kupina.

Tutje thuhet se në këtë bëhet fjalë ër kërcënime ndaj kreut të shtetit, “të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”.

 

Po ndodh...

ide