Rusia dhe Ukraina shpallin armëpushim për evakuimin e të plagosurve në fabrikën e çelikut Azovstal

Rusia dhe Ukraina shpallën një armëpushim për evakuimin e të plagosurve në fabrikën e çelikut Azovstal
Sipas deklaratës së ministrisë ruse të mbrojtjes mes Rusisë dhe Ukrainës është shpallur një armëpushim për evakuimin e të plagosurve në fabrikën e çelikut Azvostal në Mariupol.
Sipas kësaj deklarata korridori humanitar u hap në fabrikë dhe po përdoret për transportimin e ushtarëve të lënduar ukrainas në objekte shëndetësore.
Mediat ukrainase shkruajnë se rreth 600 ushtarë të plagosur nuk kanë marrë ndihmë mjekësore pasi fabrika bombardohej çdo ditë nga forcat e Vladimir Putinit.
Këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale:
"Dje, pushtuesit përdorën bomba fosfori për herë të parë kundër mbrojtësve të Mariupolit (rezultatin do t'ua lëmë ekspertëve) Banorët pretendojnë se kanë përdorur bomba zjarri 9M22C me shtresë termiti. Temperatura e djegies është rreth 2 mijë e 500 gradë celcius. Është pothuajse e pamundur të ndalohet djegia" shkruan Andriushcenko.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
