Rusia ‘hakmerret’, shpall ‘non grata’ Kamala Harris dhe Mark Zuckerberg

21 Prill 2022, 18:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia ‘hakmerret’, shpall ‘non grata’ Kamala Harris dhe
 Rusia ka zgjeruar këtë pasdite listën e atyre që u është ndaluar hyrja në vend, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. Të shpallur non grata nga Rusia janë zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, po ashtu edhe zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Gjithsej 29 zyrtarë dhe gazetarë amerikanë u vendosën në listë.
 
“Këtyre individëve u ndalohet hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse. Muajin e kaluar, presidentit amerikan Joe Biden, iu ndalua hyrja në Rusi. Biden nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 2011, kur ai ishte zv.president i Barack Obamës. Udhëtimi i tij në Moskë përfshinte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, shefi i CIA-s Ëilliam Burns, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u ndaluan gjithashtu në mars.

 

Po ndodh...