Serbia kërcënon hapur, Petkoviç: Do të rivendosim kontrollin në veri të Kosovës

Serbia kërcënon që të rivendosë kontrollin e saj në komunat veriore dhe ato me shumicë serbe në Kosovë. Drejtori i të ashtëquajturës zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, përgëzoi Listën Serbe dhe foli për një luftë që do të vazhdojë, shkruan A2.
“Lista Serbe, së bashku me shtetin e Serbisë, Presidentin Aleksandar Vuçiç, Qeverinë e Serbisë, Zyrën për Kosovën dhe Metohinë, do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm për popullin tonë”, tha Petkoviç për TV Pink.
Zyrtari serb akuzon qeverinë dhe shtetin e Kosovës për keqtrajtim të serbëve, por nuk ofron asnjë provë për këtë.
“Çdo terror merr fund, madje edhe brutaliteti i Albin Kurtit. Këto zgjedhje janë rënia e tij”, tha Petkoviç.
Ai shtoi se Kurti tani ka një përpjekje për të formuar një qeveri, por nëse ai dështon në këtë, do të mbahen zgjedhje të reja në Kosovë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


