Shifra të frikshme në Itali, 1208 vdekje në vendin e punës gjatë vitit 2022

1208 punëtorë kanë ndërruar jetë në punë në vitin 2022 në Itali sipas Agjencisë së Sigurimit të Aksidenteve në Vendin e Punës INAIL.
Në raportin e saj vjetor, agjencia thekson se numri mbetet shumë i lartë, pavarësisht një rënieje prej 15.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas Ansa-s.
Nga ana tjetër, aksidentet në punë janë në rritje. Në tetë muajt e parë të vitit 2023 u regjistruan 383,242 raportime aksidentesh, 20,9 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me 8,1 për qind krahasuar me vitin 2019, vitin para pandemisë, tha presidenti i INAIL, Fabrizio D’Ascenzo.
Italia po përjeton një mori vdekjesh nga aksidentet në punë. Pesë punëtorë të mirëmbajtjes hekurudhore u vranë nga një tren në një aksident në Brandizzo pranë Torinos në fund të gushtit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
