
Shpërthen gripi i shpendëve në Brazil, Kosova ndalon importin e mishit të pulës

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka njoftuar qytetarët e Kosovës se duke nisur nga data 20 maj 2025, ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili.
Në njoftim thuhet se kjo masë është ndërmarrë si një përgjigje, ndaj shpërthimit të gripit të shpendëve H5N1, në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane.
“Ky vendim synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës.
Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
AUV njofton se ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet që janë marrë nga vendet e tjera, përfshirë BE-në, Kinën dhe shtete të tjera, që kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili, pas konfirmimit të shpërthimit.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128