Shpërthimi i dytë në Veri lë Mitrovicën pa ujë, reagon ashpër Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ndër të parët në radhët e politikës që ka reaguar për dy sulmet e ndodhura sot në veri të vendit.
Pas shpërthimit të dytë që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të këtij qyteti, e që ka lënë pa ujë të pijshëm rajonin e Mitrovicës, Haradinaj thotë se manifeston mungesën e qasjes proaktike të qeverisë së Kosovës përkundrejt Veriut.
“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”, shprehet Haradinaj.
Në vijim, kreu i AAK kërkon që institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane për të rikthyer qetësinë në veri.
“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, thotë Haradinaj.
-
Pse na pëlqejnë kaq shumë Krishtlindjet?!
29 Nëntor, 23:40 -
OKB: Gratë dhe fëmijët e Gazës kërkojnë ushqim nëpër mbeturina
29 Nëntor, 23:38
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128