Historike/ S’ka kundërshtime në PE, miratohet pa votim liberalizimi i vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka pasur kundërshtime.
“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.
Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë.
Të nesërmen do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten,.
Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.
Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
Parlamenti Europian ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016, që kur Komisioni Europian kishte deklaruar se Kosova përmbush kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

