Sot 10 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

17 Qershor 2024, 08:14 / KOSOVA ALFA PRESS

Sot 10 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Barrikada mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr përfundimisht më 17 qershor 2014, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Aksioni për heqjen e barrikadës së vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, është hequr nga të njëjtit, dhe ka zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Gjatë këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës. Heqja e barrikadës e cila prej shumë kohësh kishte ndarë qytetin e Mitrovicës dhe ka penguar lirinë e lëvizjes u bë nga dy ekskavatorë që kishin ardhur nga veriu.

Pas kësaj është ndërtuar një park dhe pastaj muri. Të dyja janë hequr, por ura sërish nuk u hap me arsyetimin se Bashkimi Evropian po e rinovon. Aty ka kohë që kanë përfunduar punimet, por ende nuk është hapur.

 

Po ndodh...