Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera

27 Janar 2025, 23:25 / KOSOVA ALFA PRESS

Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi në '5 Pyetjet me Babaramon' se Kurti dhe Vetëvendosja nuk do marrin më shumë se 51% në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Spahiut, Kurti do i duhet koalicion për të formuar qeverisjen e re. 

"Kam një prognozë të shkurtër, nëse në shkurt pas dy javësh do kemi rrudhje të Vetëvendosjes, do dali e parë por më e dobët se 4 vite më parë. Do ketë koalicion. Do kemi një qeverisje me bazë më të gjerë. Në Shqipëri mendoj se PS nuk do ketë rrudhje të votave, do marri më shumë mandatye se në vitin 2021.ka dy faktorë, i jashtmi me të dy vendet.

Në Kosovë SHBA janë shprehur me atë deleguarit Grenell. Kundër qeverisjes Kurti dhe tregon se qeverisja nuk gëzon mbështetja. Qeverisja e Edi Ramës gëzon mbështetje ndërkombëtare. E dyta, në Shqipëri Edi Rama nuk forcohet për shkak të një qeverisje më të mrië, por prej një opozite të përçarë, e konsumuar, me probleme me drejtësinë", shpreht Spahiu. 

 

Po ndodh...