Studentët bllokojnë hyrjen e liceut elitar të Parisit në mbështetje të grevës kundër reformave

17 Mars 2023, 19:25 / KOSOVA ALFA PRESS

Studentët bllokojnë hyrjen e liceut elitar të Parisit në

Dhjetra nxënës bllokuan sot hyrjen e liceut prestigjioz Henri IV në Paris, në protestë ndaj reformës së detyruar të pensioneve të qeverisë së Macron.

Studentët shihen në pamje që bllokojnë hyrjen e liceut me trup dhe me objekte, edhe ndaj pedagogëve, teksa thonë se “mënyra e tyre është e njëjtë me veprimet e qeverisë”.

“Ne mendojmë se kalimi pa votë i reformës së pensioneve nuk bën gjërat të avancojnë në Francë, njerëzit nuk e duan. Kjo nuk është një mënyrë demokratike e bërjes së gjërave”, tha studentja 18-vjeçare Ambre Roussel.

Plani i Emannuel Macron kishte ngjallur prej dy muajsh debate të zjarrta politike e greva masive. Por kur kryeministrja Élisabeth Borne përdori nenin 49:3 të Kushtetutës që lejon qeverinë të marrë vendim duke shmangur parlamentin, indinjata popullore shpërtheu sërish.

Lëviza shkaktoi tërbimin e politikanëve të opozitës, të cilët iu kthyen ashpër kryeministres e kënduan himnin Marsejeza në sallën e parlamentit.

Liderja e djathtë Marine le Pen bëri thirrje për paraqitjen e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së Macronit, ndërsa kryetarja e partisë së majtë La France Insoumise (LFI), Mathilde Panot, shkroi se presidenti pa legjitimitet parlamentar apo popullor, e zhyti vendin në një krize qeveritare.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128