Nuk kryen pagesat në rubla, Gazprom ndërpret gazin për Poloninë dhe Bullgarinë

Gjigandi rus i energjisë Gazprom thotë se ka ndërprerë të gjitha furnizimet e gazit si në Bullgari ashtu edhe në Poloni pasi të dy vendet refuzuan të fillojnë të paguajnë për furnizimet në rubla.
Më herët, ofruesit polakë dhe bullgarë të energjisë thanë se kishin marrë njoftime zyrtare nga furnizuesi rus i gazit se dërgesat do të ndërpriteshin.
Njoftimi i Gazprom vjen pas një konfuzioni më herët këtë mëngjes, kur të dhënat treguan se furnizimet me gaz në Poloni përmes Bjellorusisë u reduktuan përkohësisht në zero përpara se të rifillonin, raporton BBC.
Rrjeti i gazit i Bullgarisë kishte thënë gjithashtu se vendi po merrte ende gazin rus që nga mëngjesi i sotëm.
Gazprom ka pezulluar plotësisht furnizimin me gaz për Bulgargaz (Bullgari) dhe PGNiG (Poloni) për shkak të mungesës së pagesave në rubla. Pagesat për gazin e furnizuar nga 1 prilli duhet të bëhen në rubla duke përdorur detajet e reja të pagesave, për të cilat palët janë informuar në kohën e duhur", thuhet në një deklatarë nga Gazprom.
Gazprom paralajmëroi gjithashtu se tranziti përmes Polonisë dhe Bullgarisë do të ndërpritet nëse gazi merret në mënyrë të paligjshme.
Presidenti rus Vladimir Putin kishte nënshkruar një urdhër që shumica e vendeve evropiane të paguajnë Gazpromin në rubla. Ai kërkoi që vendet që Rusia i quan "jomiqësore" të pajtoheshin me një skemë sipas së cilës ata do të hapnin llogari në Gazprombank dhe do të bënin pagesa në euro ose dollarë që do të konvertoheshin në rubla.
Polonia ka thënë vazhdimisht se nuk do të paguajë për gazin rus në rubla dhe ka planifikuar të mos e zgjasë kontratën e saj të gazit me Gazprom pasi të skadojë në fund të këtij viti.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

