Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

29 Shtator 2023, 13:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi. Shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie në provincën jugperëndimore Baluçistan të premten, teksa njerëzit janë mbledhur për ta festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Policia dyshon se sulmi ka qenë vetëvrasës në tubimin e besimtarëve në qytetin Mastung. Zyrtarët kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Policia ka thënë se viktimat janë duke u transportuar në dy spitale.

Ministri i Brendshëm Sarfraz Bugri e ka konsideruar shpërthimin “akt të urryer”. Shumë pamje në rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit duke u transportuar nga emergjenca dhe banorët lokalë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

 

Po ndodh...

ide