Tensionet në Veri, Paskal Milo: Teatër i madh politik! Kurti i pamatur, u paralajmërua

27 Maj 2023, 23:34 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Tensionet në Veri, Paskal Milo: Teatër i madh politik! Kurti i

Historiani Paskal Milo e cilësoi teatër të madh politik atë që ndodhi në veri të Kosovës 1 ditë më parë kur policia u përplas me serbët lokalë në përpjekje për të futur kryekomunarët e rinj në zyra.

Në emisionin Review në Euronews Albania, Milo tha se veprimi i Kurtit për të çuar në zyra krerët e 4 komunave të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, ishte tërësisht i pamatur.

Milo u shpreh se Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët për të mos bërë pikërisht atë që bëri ndaj edhe reagimi ishte aq i fortë.

“Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët që kur u bënë zgjedhjet që të mos tentohej të futeshin me forcë në komuna. Duhet të tregoheshin më të matur, shpesh në politikën e Kosovës mungon maturia.

U diskutua që krerët e rinj të mos shkonin në zyrat e tyre por diku tjetër ku të ushtronin detyrën e tyre. Pushteti i tyre do jetë i përkohshëm se situata nuk do lejohet dhe do shkohet në zgjedhje të tjera në këto komuna.

Nëse serbët marrin pjesë në këto zgjedhje dihet si do jetë rezultatin. Në Veri është e përcaktuar, nëse marrin pjesë në zgjedhje, serbët kanë shumicën. Kjo gjë ishte paralajmëruar të mos ndodhte. Ndaj reagimi nga ndërkombëtarët është kaq i madh. E paralajmëruan Kurtin, është pamaturi nga ana e tij. Nuk mbrohet sovraniteti me një akt taktik”, tha Milo.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128